Don Xhoni së shpejti baba? Ariana Lirey bën lëmsh rrjetin

Ariana Lirey, modelja ruse e cila u bë e njohur për publikun shqiptar për shkak të romancës me Don Xhon, me të vërtetë që di t’a bëjë lëmsh rrjetin.

Pas pjesmarrjes në videoklipin e këngës më të re të reperit dhe premtimit për dashuri të përjetshme ndaj tij, Ariana tashmë ka tërhequr vëmendjen me një tjetër postim.

Teksa ka publikuar një foto me një nga veshjet e videoklipit, ajo ka vendosur emojin e një gruaje shtatzënë.

Kaq ka mjaftuar që të lindin dyshimet se dyshja mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ndonëse nuk përjashtohet edhe mundësia që kjo të jetë një mënyrë që Ariana Lirey ka zgjedhur për të provokuar dhe mbajtur vëmendjen tek ajo.