Serbët lokalë në Mitrovicën e veriut kanë filluar brohoritjet “tradhti” kundër Listës Serbe dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Siç raporton Kossev, kryesia e Listës Serbe është e vendosur në një nga ndërtesat e afërta ku protestuesit e dhunshëm serbë po vazhdojnë me brohoritje.
Krejt kjo i parapriu pas arrestimit të Milun Milenkovic- Llune, kriminel serb i dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe KFOR-it.
Qindra qytetarë, sipas Kossev-it, janë mbledhur përpara godinës ku po qëndron Lista Serbe dhe po presin që t’i drejtohen atij.