Një video në të cilën shihet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bashkë me kriminelin e luftës, Vojisllav Sheshel është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta në rajon.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje që tregojnë Vuçiqin, i cili mori pjesë në dasmën e djalit të kriminelit të luftës, Vojisllav Sheshel.
Madje, siç thuhet më tej, ata të dy së bashku me një këngë lavdërojnë çetnikun Pavle Gjurishiq.