Politikani serb nga Kosova, Boban Bogdanoviq, e ka bërë një postim në Twitter në të cilën uron të gjithë qytetarët e Kosovës për Ditën e Çlirimit.
Këtë postim z. Bogdanoviq e ka bërë në gjuhën shqipe, derisa denoncon të gjitha viktimat e regjimit të Millosheviqit, ku thotë se Vuçiq ishte “Ministër i Informacionit”.
“Le t’i shtrijmë dorën e pajtimit njëri-tjetrit për të ndërtuar një Kosovë moderne!” – ka thënë tutje ai.
Bogdanoviq së fundi ka treguar se është marrë në pyetje nga BIA serbe në lidhje me qëndrimet e tij pro Kosovës.
Postimi i plotë: