Luiz Ejlli dhe Kiara Tito “janë ndarë” për disa ditë, për shkak të angazhimeve të tyre në punë.
Teksa Kiara ndodhet në Turqi për xhirimet e emisionit “Kepi i Tundimeve VIP”, Luizi nga ana tjetër po ndjek koncerte të shumta nëpër botë. Destinacioni i tij i radhës është Amerika, ku ka mbledhur shumë shqiptarë që kanë shkuar ta shohin live.
Teksa bashkëbisedonte me publikun, ai i dërgoi një përshëndetje Kiarës, duke u shprehur se e dinte që videot e tyre do të shpërndaheshin e ajo do ta shikonte këtë moment. Më pas, ai filloi të performojë këngën që i ka dedikuar asaj, ndërsa publiku shpërtheu në brohorima.
Sigurisht që kjo video shkoi deri tek Kiara, e cila e ka shpërndarë në InstaStory duke etiketuar partnerin dhe krahas emrit të tij i ka vendosur një zemër të kuqe.