Ariana Lirey tashmë është bërë personazh shumë i njohur i showbizit shqiptar.
Modelja ruse, e cila pati një lidhje të bujshme me reperin drenicas Xhonatan Isufi, duket se është rikthyer sërish në krahët e tij.
Ata u shfaqën duke u puthur në videoklipin më të ri të artistit duke bërë bujë me paraqitjen e tyre së bashku.
E duket se atë e ka ‘’kapur syri i keq’’.
Përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se ka lënduar këmbën dhe ndodhet e shtrirë në spital.
Nga fotoja dhe këmba e tëra në allçi shohim se nuk bëhet fjalë për diçka të vogël dhe se lëndimi është serioz.
Ariana nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur.