E thotë Nexhmedin Spahiu: Nëse e bëri këtë gjë me Edi Ramën, ky do të jetë fundi tragjikomik i Albin Kurtit

Edhe njohësi i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu, ka reaguar pas publikimit të lajmit se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ia ka dorëzuar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, një draft për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Spahiu ka hedhur dyshimet se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka “pështjellë” diçka me kryeministrin Rama, rreth dialogut me Serbinë.

“Nëse Albin Kurti ka pështjellë ndonjë gjë me Edi Ramën rreth dialogut me Serbinë, ky do të jetë fundi tragjikomik i Albin Kurtit në jetën publike”, ka shkruar Spahiu në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.

Rama ka deklaruar se drafti për Asociacioni është konfidencial, i hartuar nga nga ekspertë të nivelit më të lartë evropianë dhe amerikanë.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, ky draft merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës, duke adresuar të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.