Është e pabesueshme miq, por çdo herë që fillon sezoni i plazhit në Shqipëri, do të ketë patjetër incidente. Problemi qëndron që incidentet nuk ndodhin vetëm me shqiptarët por edhe me të huajt. Kujtojmë për shembull rastin e Mihal Kokëdhimës para disa vitesh ku u hodh sipër makinës së disa turistëve spanjollë duke i kërcënuar dhe duke thyer xhamin.
Tashmë një histori tjetër e turpshme përsëritet në Himarë. Dy vajza gjermane kanë mbetur pa fjalë kur janë përballur me një skenë të neveritshme në Himarë. Ngjarja ka ndodhur pranë një hosteli të quajtur “Himare Relax Hostel”.
Vajzat gjermane të cilat kanë kontaktuar redaksinë tonë, shprehen se rezervuan në këtë hostel nëpërmjet platformës “Booking”. Por kur mbërritën ditën e caktuar, panë se pronari ishte plotësisht i dehur dhe filloi t’i shante.