Për pjesëmarrjen e saj në “Për’Puthen”, Luizi i ishte kundërvënë disa herë Efit, gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Albania 2. Ai kishte sulmuar Efin kohë pas kohe për faktin që e njëjta kishte marrë pjesë në këtë emision, duke thënë se nuk përcjell shembullin më të mirë të mundshëm te vajzat.
Megjithatë, në të njëjtin emision, Luizi është bërë opinionist.
Ai i ka thënë moderatores Bora Zemani se marrëdhëniet me Efin i ka të mira, por që akoma nuk ka pasur kohë të pijë kafe me të.