Kryeministri Rama ka sqaruar dhe njëherë pozicionin e Shqipërisë në lidhje me zhvillimet në Kosovë, një ditë pasi bëri me dije se ka dorëzuar në Berlin e Paris një plan për Asocacionin të hartuar në Tiranë, si një alternativë të mundshme për zgjidhjen e krizë së veriut të Kosovës.
“Shqipëria në këtë rast, është tërësisht në një linjë me SHBA-të dhe BE-në, me Francën dhe Gjermaninë, me qëndrimin e asaj që po bëjnë autoritet e Kosovës. Shqipëria kontributin e saj saj nuk mund ta jap në këtë proces, përveçse duke qenë shumë etike në raport me aleatët dhe pozicionin e vet. Nuk mundet dot që ne të bëjmë një rol të hedhim gurin dhe te fshehim dorën. Në sensin që t`i konsultojmë këto gjëra përpara dhe pastaj të bëjmë sikur nuk kemi konsultuar”, tha Rama për Nacionale.“Pse”-së së moskonsultimit me homologun Kurti për planin e Tiranës, Rama i është përgjigjur: “Ky është një kontributi i Shqipërisë si shtet tjetër. Ne jemi vëllezër, por kemi dy shtete të ndryshme. Shqipëria ka shtetin e vet, Kosova ka shtetit e vet”.
E sa i takon ndonjë lufte të mundshme, argument i kreut të qeverisë shqiptare është se “Kosova është Amerikë”, kësisoj Serbia nuk mund ta sulmojë Amerikën.
“Kjo(lufta) është gjeja e fundit që unë imagjinoj. Ka një fjalë që thotë kurrë mos thuaj kurrë, por unë dua të them kurrë, për faktin se kush do luftojë në Kosovë? Do luftojë Serbia me Amerikën? Kosova është Amerikë!
Sa për dijeni të atyre që kanë harru, Kosova nuk është ende tërësisht sovrane për sa kohë ka një ushtri të tërë të huaj në territorin e vet dhe për sa kohë nuk është e njohur ndërkombëtarisht nga të gjithë. Kështu që, çfarë do të bëj Serbia, do të sulmojë Amerikën?”, është arsyetimi i Ramës.