Kosova në ‘flakë’, Rama bën aheng me Beogradin në mes të Tiranës

Ndërkohë që tensionet në Kosovë janë në nivelet më të larta prej vitesh, teksa bandat kriminale të Aleksandër Vuçiç kanë sulmuar forcat e rendit dhe ushtarët e NATO-s, vetëm Edi Rama nuk duket i shqetësuar.

Për më tepër, në kuadër të Ballkanit të Hapur, ai ka ftuar orkestrën filarmonike të Beogradit në Tiranë.

Lajmin e ka komentuar edhe gazetari Bledian Koka.

“Mos harroni të rezervoni!

Ndërsa Aleksandër Vuçiç çon ushtrinë në gatishmëri për luftë në kufijtë e Kosovës, këta i bien qemanes si violinisti tek Titaniku në mes të Tiranës!

Më 22 qershor, Filarmonia e Beogradit zbarkon në Tiranë për t’i kënduar Ballkanit të Hapur për qejfin e Edi Ramës!

p.s… dhe për inat të Albin Kurtit!” shkruan Koka.