Nazlie Selimaj me origjinë nga Kosova është kthyer në heroinë pasi ka shpëtuar një vogëlush nga mbytja.
Ngjarja ka ndodhur në Aargau, Zvicër ku Selimaj, 34-vjeç jeton prej kohësh.
Ajo pa në pishinë një djalë 4-vjeçar, i cili ishte pa ndjenja dhe kishte nevojë urgjente për ndihmë.
Ajo jeton në Fislisbach të kantonit Aargau, por të dielën e kaluar kishte shkuar me familjen e saj në një pishinë në Ëil SG, pasi ishte për vizitë te motra e cila banon në regjion, transmeton Albinfo.ch.
“Ishim shumë të lumtur që po kalonim ditën me diell në pishinë”.
Por, më pas, pak para orës 17:00, një ngjarje dramatike ua ka turbulluar lumturinë. Ishin duke shijuar akulloret në plazhin e pishinës kur burri i saj ka parë një burrë duke vrapuar në pishinë, duke nxjerrë djalin e tij nga uji. Më pas ai po e mbante të birin, të pafuqishëm në krah”, thotë 34-vjeçarja për gazetën Blick.
“Djali ishte pa ndjenja dhe babai i dërrmuar”. Ajo vrapoi menjëherë tek ata të dy, mori fëmijën nga babai dhe i dha ndihmën e parë.
“E kapa djalin nga pas nën sqetulla. Më pas e shtirva në tokë sepse nuk ia gjeta pulsin dhe i masazhova zemrën me njërën dorë.”
Selimaj, e cila punon si infermiere, e dinte se çfarë po bënte.
Djalit iu kthye vetëdija.
“Nuk kisha më frikë për djalin”, thotë Selimaj.
4-vjeçari tani ndodhet në shtëpi. Babai i tij nuk dëshiron të shprehet publikisht për ngjarjen./Albeu.com./