Benzema thotë se Arabinë s’e zgjodhi për shkak të parave, por për fenë

Karim Benzema ka thënë feja ka luajtur rol kryesor në vendimin e tij për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Benzema iu bashkua kampionit të Arabisë Saudite Al-Ittihad në një marrëveshje trivjeçare, pasi vendosi të largohet nga Real Madridi një vit pa i skaduar kontrata.

Futboll / “Desha të pensionohem këtu” – Benzema zbulon pse u largua nga Real Madridi papritmas
Francezi do t’i fitojë hiç më pak se 200 milionë euro në vit në Lindjen e Mesme, por thotë se paratë nuk ishin arsyeja e vendimit të tij.

“Unë jam mysliman, ky është një vend mysliman dhe gjithmonë kam dashur të jetoj këtu. Është shumë mirë të jesh në një vend mysliman, ku tashmë e ndiej se njerëzit më duan”, tha Benzema për uebsajtin e klubit saudit.

Ai shtoi: “Kjo do të ma mundësoj ta filloj një jetë të re. Dua të flas arabisht rrjedhshëm, kjo ka rëndësi për mua. Meka është afër, po ashtu, dhe kjo është e rëndësishme për një besimtar si unë. Ndodhem në vendim tim. Kur fola me familjen time, ata ishin të lumtur, ne e kuptuam se vendi ynë është në Arabinë Saudite.”

Fituesi i Topit të Artë, i cili iu bashkua gjigantit spanjoll nga Lyoni në vitin 2009, kishte edhe një vit kontratë me klubin.

Benzema, 35 vjeç, i ka bërë 647 paraqitje për Madridin dhe është golashënuesi më i mirë i klubit me 353 gola – vetëm Cristiano Ronaldo ka më shumë.

Benzema shpreson se bashkë me ish-bashkëlojtarin Cristiano Ronaldo – i cili tani luan për Al Nassr – do t’i ndihmojnë futbollit saudit të rritet.

“Ronaldo është miku im dhe ai është këtu. Është e mahnitshme ta shohësh atë këtu në Arabinë Saudite. Edhe ai e përfaqëson epokën e re të futbollit në këtë vend dhe përparimin që po bëhet këtu”, shtoi ai.

Benzema do t’i bashkohet Al-Ittihadit sapo të hapet afati kalimtar i verës më 1 korrik.