Nga Viktor Buzhala
Edi Rama sot tha që Zot shtëpie në Kosovë qenkan ndërkombëtarët pasi i paskan gjujtë disa bomba.
E ne që Iuftuam vetëm me Serbinë kto 100 vjet nuk paskemi hise zotshpillëku në shtëpinë tonë.
Sipas kësaj logjike i bie që ata na çliruan nga Serbia për të na pushtuar vet.
Logjikë e mbrapsht kjo. Zot shtëpie në Kosovë jemi ne. Ndërkombëtarët që na ndihmuan i kemi aleatë. Nëse sillemi konform kërkesave të tyre do të vazhdojmë ti kemi të tillë. Por në fund të ditës jemi ne ata që vendosim çfarë drejtimi ti japim vendit.
Padyshim që alenacat me Amerikë e BE duhet ti konsiderojmë të shenjta dhe të paprekshme.