Ky është momenti kur gazetares Afroditi Grameli i bie të fikët gjatë emisionit të mëngjesit “To Proino” në televizionin SKAI në Greqi, duke përhapur panik në studio.
Gjatë transmetimit live gazetarja teksa komentonte intervistën e një personazhi të njohur në Greqi filloi të mos ndihej mire, e për pasojë i ra të fikët.
“Nuk po ndihem shumë mirë”, tha Afroditi Grameli para se të rrëzohej.
Moderatorja e emisionit, Fay Skorda ka ndryshuar menjëherë temën e emisionit dhe është larguar nga tavolina në mënyrë që stafi t’i jepte ndihmën e pare gazetares pa prezencën e kametrave.
Një ditë më vonë gazetarja njoftoi publikun nëpërmjet një postimi në Instagram se gëzon shëndet dhe se çdo gjë shkon mir, ndërsa i falenderoi të gjithë për urimet./albeu.com/