Kryeministri Edi Rama ka gati propozimin e tij për asociacionin, ndërsa thekson se ka “kopsitur” draftin.
Ai thekson se ky draft është hartuar nga ekspertë të nivelit më të lartë të SHBA. Rama thekson se uron që ky projekt do i shërbejë dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, që sipas tij është e vetmja formë për progres.
Rama nënvizon se situata po bëhet alarmante dhe Kosova po tkurret në sytë e atyre që e krijuan Kosovën, ndaj dhe thekson se kjo e shtyu në marrjen e një hapi të tillë. Ai thekson se nëse situata vijon me këto ritme mundet që Kosova të humbasë sovranitetin e saj.
“Dje i kam përcjellë Macron dhe Scholz një draft të asociacionit është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe europianë prej kohësh gjë që është bërë pikërisht në rast se do vinte kjo ditë, kur palët dhe në këtë rast për mua I pakupshtueshëm është pozicioni i Kosovës, palët nuk po merren vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst. Ky është një dokument konfidencial që nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionit,” u shpreh Rama.
Kryeministri Rama thekson se asociacioni është elementi i vetëm që mund të rregullojë marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa shton se dy vendet dukshëm do të duan ta shtyjnë deri në pafundësi këtë hap.