Karim Benzema u prezantua në mënyrë spektakolare në Arabinë Saudite, duke i dhënë të gjithëve në Miami detyrën e vështirë për të përsëritur spektaklin e prezantimit të Leo Messit.
Dy fituesit e fundit të Topit të Artë gjetën klube të reja brenda disa ditësh. Karim Benzema do të vazhdojë karrierën te Al Ittihad, ndërsa Leo Messi do të veshë fanellën e Inter Miami.
Benzema u prezantua sonte në stadiumin Mbreti Abdullah para 62 mijë shikuesve dhe në mënyrë spektakolare. Nuk ka dyshim se francezi e ka lënë në hije plotësisht Cristiano Ronaldon dhe ardhjen e tij në Al-Nasr disa muaj më parë, të paktën kur bëhet fjalë për prezantimin.
Kulmi i mbrëmjes ishte kur organizatorët sollën në skenë një “kufer”, i cili përmbante atë që çdo futbollist ëndërron dhe pakkush ka mundësinë ta marrë.
Kur Sheiku hapi valixhen, vetë Benzema psherëtiu kur pa “Topin e Artë”, të cilin e mori dhe më pas e ngriti në ajër. Duke parë prapa, ky është një rast unik i një futbollisti që tregon çmimin individual më prestigjioz të futbollit për një audiencë të re gjatë prezantimit. Benzema ka nënshkruar kontratë me kampionët e Arabisë Saudite deri në vitin 2026 me një pagë deri në 200 milionë euro në vit.