Njësiti Special i Policisë së Kosovës, shoqëruar nga Dogana kanë ndërmarr një aksion në zonën turistike të Prevallës.
U raportua se cak i tyre ishin shitësit e mjaltit.
Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me aksionin që u raportuar se po zhvillohej në sot Prevallë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani ka thënë se Departamenti i Policisë Kufitare nën asistimin e njësiteve relevante policore, është duke e realizuar një operacion të gjerë policor i cili përfshinë disa lokacione në rajone të ndryshme.
Sipas tij, Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave dhe veprave tjera kriminale, ndonëse thotë se pas përfundimit të operacionit do të bëhen të ditura të gjitha detajet.
“Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare nën asistimin e njësiteve relevante policore, është duke e realizuar një operacion të gjerë policor i cili përfshinë disa lokacione në rajone të ndryshme. Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave dhe vepravetjera kriminale. Pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet”, ka thënë Kelani për Paparacin.