Në ditët e sotme është shumë në trend t’i mbushësh buzët apo t’i frysh ato.
Por nuk janë të pakta ato personazhe që e kanë bërë këtë dhe kanë përfunduar me buzë që janë shumë larg të qenit natyrale.
E një vajzë në rrjetet sociale ka publikuar një video, ku shfaqet duke qarë dhe ndihet e penduar për ndërhyrjen që bëri në buzët e saj. Sipas saj gjithçka shkoi keq dhe kërkon nga vajzat e tjera që e kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë, të mos e provojnë.