Plas keq mes konkurrentëve në “Përputhen”: “Të vinte erë e keqe nga goja në takim”

Samona dhe Romaldo kanë pasur një debat ditën e djeshme në “Për’puthen”, ku nuk munguan ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Teksa po komentonin takimin e tyre, Romaldo i drejtohet Samonës duke i thënë se “kishte erë të keqe në gojë”. Konkurrentja i kthehet në të njëjtën mënyrë duke i thënë: “Ti e ke ndjerë erën tënde”.

Pjesë nga debati:

Samona: Të dukej fallco
Romaldo: Po moj po fallco

Samona: Po ku e pe fallcon aty?
Romaldo: Mos të dukemi gjë njerëz të trashë që nuk i kuptojmë gjërat?

Samona: Ashtu më dukesh në fakt
Romaldo: Sikletin që ma dha atje kur mu afrove, ma dha era jote e keqe e gojës. Nuk ma dhe ti

Samona: Po ti e ke ndjerë erën tënde?
Romaldo: E kam ndjerë, e pranoj vetë.
Samona: E ndjeve aromën tënde?

Romaldo: Ajo ma dha sikletin mbi të gjitha
Samona: Ajo ta dha ë? Aromën tënde e ndjen ti ndonjëherë?