Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se as Amerika e as Evropa nuk po kërkon favore për vete, por për ne.
Gjini tha se i është mbushur mendja popullit se nëse realizohet Asociacioni, shkatërrohet Kosova.
Sipas tij, është e kundërta e kësaj, pasi që siç tha ai, bëhet “veç më mirë”.
“Na ia kemi mushë menën popullit të Kosovës që me bo një Asociacion, shkatërrohemi na krejt, prej Kaçanikut deri në Mitrovicë, shkatërrohet krejt Kosova.”, tha Gjini në RTV21.
“Po është rrenë, është mit, kurgjo nuk e gjen Kosovën veç bohet ma mirë. Se atëherë e shtrinë sovranititetin”, tha ai.