Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar prishjen e koalicionit me VV-në në vitin 2020.
Ai ka bërë me dije se këtë hap LDK-ja e kishte marrë për të evituar të evituar konfrontimin e Kosovës me SHBA-të.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se çmimin për këtë veprim, kjo parti e kishte paguar në zgjedhjet e viti 2021 me rreth 100 mijë vota.
“LDK në vitin 2020 prishi koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin e Kosovës me SHBA-të. E pagoi çmimin më të shtrenjtë me rreth 100 mijë vota! Por në atë kohë VV-në e përkrahnin diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkar, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian e…. E sollën vet në pushtet së bashku me analfabetët funksional. Sot, frikësohem se çmimin e prishjes së relacioneve me SHBA-të dhe BE-në , nuk do ta paguajë VV me Kurtin dhe Osmanin por do ta paguajë e gjithë Kosova. Ngushëllimi i vetëm më mbetet se Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte vlerësuar drejtë rrezikun dhe vepruam mirë në interes të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.