Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka thënë se presidentja Osmani do duhej t’i kërkonte dorëheqje të menjëhershme kryeministrit Kurti, pas deklaratës së tij për sekretarin e shtetit Amerikan, Antony Blinken, të cilin e quajti “naiv”.
Hyseni në një inervistë për Tëvë1, tha se presidentja Vjosa Osmani do duhej t’ia kërkonte dorëheqjen kryeministrit Albin Kurti.
“Gjëja e parë që do duhej ta bënte presidentja jonë “inegzistente”, Vjosa Osmani, pas deklaratës së Kurtit që Blinken është naiv, do duhej ta ftonte kryeministrin dhe t’ia kërkonte dorëheqjen. Tu referohesh përfaqësuesve zyrtarë të Amerikës ose të BE-së, si individ, është gabimi tjetër më i madh që u bë. Kurti në esencë dëshiron ta luajë rolin e një sovrani absolut, pa e pasur fuqinë të as një gjysmë sovrani. Ky është keq lexim i fuqisë së tij”, tha Hyseni.
Tutje, Hyseni deklaroi se tensionet ne veri ishin përpjekje dinake të Kurtit për ta futur në konflikt NATO-n me Serbinë.
“Përpjekje e cila NATO mund ta lexojë shumë fish më mirë se unë. Nëse Albin Kurti mendon që do ta fusë në luftë NATO-n me Serbinë në veri, atëherë është gabuar 100 fish”, tha ai.