Drew Barrymore citohet të ketë thënë për New York Magazine se mezi pret që nëna e saj, Jaid Barrymore, të vdesë.
Duke folur për një fëmijëri të vështirë me një nënë që drejtonte festa të Hollywoodit dhe se që në moshën 12 vjeçare, ajo ishte tashmë në rehabilitim ndaj drogës dhe alkoolit, ndërsa në moshën 13 vjeçare nëna e saj e vendosi në një repart psikiatrik në Kaliforni.
Gjithashtu, aktorja shtoi se është xheloze për shoqet e saja që tashmë i kanë humbur prindërit.
Barrymore pohon se Clooney bëri rolin e psikologut të saj
“Të gjitha nënat e tyre kanë vdekur, kurse e imja, jo. Dhe them me vete, unë nuk e kam atë luks. Mirëpo, mezi po pres”.
Nuk dua të jetoj në një gjendje kur dua që dikush të vdesë më herët sesa duhet, në mënyrë që të mund të rritem. Në fakt, dua që ajo të jetë e lumtur dhe të lulëzojë dhe të jetë e shëndetshme. Por, unë duhet të rritem pavarësisht se ajo ndodhet në këtë planet”, është shprehur aktorja, transmeton Page Six.
Megjithatë, gjatë intervistës, Barrymore u pendua për gjithçka që tha fillimisht.
“Guxova ta them këtë dhe nuk u ndjeva mirë”, ka deklaruar 48-vjeçarja.