Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku e ka kritikuar qasjen e kryeministrit, Albin Kurti për situatën në veri të vendit.
Ish-komandanti i UÇK-së tha se shpreson që nuk do të ketë nevojë të shkojë në Mitrovicë për luftë.
“Nuk kam qenë në Mitrovicë. Ishalla nuk ka nevojë me shku në Mitrovicë asnjëherë”, tha ai.
I pyetur për mundësinë e luftës, Lushtaku tha “Uroj që kjo të mos ndodhë asnjëherë”.
Por, në rast se ndodh, ai tha se është i gatshëm t’i përgjigjet vendit.
“Gjithmonë i përgjigjem vendit tim. Jam i gatshëm çdo herë t’i përgjigjem popullit tim”, tha Lushtaku në T7.
Sami Lushtaku ka stolisur qytetin me flamujt e Amerikës dhe ka shkruar “Faleminderit Amerikë”