I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçka, pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se është në interes të Kosovës dhe të të gjithëve që në veri të ketë kryetarë komunash që kanë edhe ligjshmëri edhe përfaqësim, pasi sipas tij, legaliteti nuk do të thotë përfaqësim dhe ky, sipas tij, është problemi me të cilin po përballet vendi tani.
“Legaliteti nuk do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin dhe prandaj është në interes të Kosovës dhe të të gjithëve që të kemi kryetarë komunash që kanë edhe ligjshmëri edhe përfaqësim”, ka thënë Lajçak para gazetarëve, njofton Klankosova.
Ai foli edhe për pasojat e përmendura për Kosovën në lidhje situatën në veri. Sipas tij, këto pasoja janë përmendur në një dokument i përpiluar nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe është mjaft serioz dhe me peshë, derisa nuk dha ndonjë detaj.
“Nuk kam përmendur pasojat, ishte e përmendur në deklaratën e BE 27, është dokument i përpiluar nga 27 shtetet anëtare, pra një dokument me të vërtetë serioz dhe me peshë dhe mund të ju them që shtetet anëtare janë duke pritur që ne të shkojmë dhe t’u raportojmë atyre, nuk do të jap asnjë spekulim”, ka shtuar ai.