Kuvendin e Kosovës të enjten do të mbahen dy seanca.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se seanca e parë do të nisë në orën 10:00 dhe do të trajtohet vetëm Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.
“Të enjten do t’i kemi dy seanca, seanca e parë qe është caktuar prej orës 10:00 do ta trajtojmë vetëm një pikë Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme”, tha ai.
Ndërsa në seancën e dytë, Tahiri tha se janë disa marrëveshje ndërkombëtare.