Skuadra e Melbourne City u deklasua në finalen e madhe të playoffit në A-League të Australisë kundër Central Coast Mariners me rezultatin 1-6.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha luajti vetëm 22 minuta për shkak të një lëndimi që e pësoi. Ai u përplas me portierin serb, Danny Vukovic, shkruan LIG Sport
Përmes rrjeteve sociale, Valon Berisha ka bërë një shkrim dhe ka treguar për gjendjen e tij.
“Ishte plan i Zotit. Shumë i zhgënjyer që nuk arrita të jem në fushë. Gjëra të tilla ndodhin, por ju duhet të vazhdoni të ecni përpara…”, ka shkruar futbollisti i Kombëtares së Kosovës
Duket se futbollisti kosovar do të jetë në gjendje të mirë të luaj edhe për Kosovën gjatë këtij muaji, në takimet e vlefshme për para-kualifikimet e EURO2024.