I ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” veprimtari Fetah Berisha, foli për qytetin e Rahovecit në dekadën para çlirimit të Kosovës, 1998/99.
Përveç Rahovecit dhe zhvillimeve politike atje gjatë asaj periudhe, ai foli edhe për disa ngjarje që lanë gjurmë në historinë e vendit.
I pyetur se si u ndje kur pa se presidenti Rugova ishte marrë peng nga presidenti serb Millosheviq, ai tha se marrja e tij peng nuk duhet e as nuk guxon të trajtohet si shkuarje e Rugovës me vetdëshirë në Beograd.
“Kur i shikon këto ngjarje, është e turpshme dhe e pandershme që Rugovës nuk iu gjet kurrkush afër, bile-bile edhe për ushtarakët duhet një vërejtje. Po si mundet një presidenti siç ishte Rugova mos me iu gjet afër aty, por përkundrazi, për shembull në Tiranë njerëzit vrapuan me e shpall edhe tradhtar”, tha ai.
I pyetur se kush do të duhej t’i qëndronte afër, ai u përgjigj kështu: