Pieter Feith, përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian tha në një intervistë për Euronews Albania situata në veri mund të ishte shmangur.
Ai u shpreh se ajo që ndodhi nuk e kishte habitur, pasi e njëjta situatë kishe ndodhur në 2011 kur ai ishte përfaqësues i BE.
Feith rekomandoi qeverinë e Kosovës të jetë më e kujdesshme në kushtet kur aleati më i madh strategjik i Kosovës, SHBA është bërë shumë kritike ndaj saj.
“Doja të vija theksin te fakti që SHBA që gjithmonë kanë qenë aleati më i ngushtë i Kosovës, tani janë bërë shumë kritike dhe kjo është shenjë e keqe. Kjo duhet ta bëjë qeverinë të mendojë lidhur me qasjen, duhet të jetë më e kujdesshme”, tha ai.