Futbollisti shqiptar, Milot Rashica, i cili u shpall kampion me ekipin e Galatasaray, titullin e kampionit e ka festuar me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Ajo që është më interesante është fakti se në momentin kur Rashica ka defiluar së bashku me fëmijët e tij, në stadiumin e Galatasaray është dëgjuar kënga e Shkurte Fjezës, “Oj Kosovë oj nëna ime”. /SHENJA/