Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është duke kaluar momente fantastike me familje në Kosovë.
Lojtari i Arsenalit erdhi në vendin e tij të lindjes me t’u kryer sezoni i Premier League, shkruan LIG Sport
Sot ai ishte në një restaurant në Malishevë së bashku me familjarët e tij. Ushqimi? Deri te koka, siç themi ne!
Atij iu servua mish qingji, fli e shumë ushqime tjera, që lojtarin shqiptar sigurisht që e kishte marrë malli për shkak të sezonit që ka pasur me Arsenalin.
Kujtojmë që Granit Xhaka e ka konfirmuar largimin nga Premier League dhe tashmë ka oferta nga skuadrat si, Bayern Munich, Leverkusen dhe Borussia Dortmund.