Diskutimi i nisur në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së ditës së sotme nuk shkoi pa debate mes partisë në pushtet dhe opozitës.
Kërkesa e Kurtit për bashkëpunim me opozitën për arrestimin e qytetarëve që sipas tij janë pjesë e grupeve kriminale në veri, iu kthye mbrapshtë nga liderët e partive LDK dhe PDK.
Teksa Kurti po replikonte me Abdixhikun e Krasniqin, vëmendjen e mori ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Ajo shihet plot zell teksa e xhiron Kurtin kur debaton, madje e njëjta edhe buzëqesh kohë pas kohe.
Video: