Nuk ishte vetëm Butrinti, edhe reperi i njohur kosovar ishte në lidhje me Kiara Titon?!

Moderatorja e njohur Kiara Tito, është ndër më të komentuarat për shkak të lidhjeve të saj, si dhe lidhja me Luizin.

Që kur ajo u bë banore e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, komentet në lidhje me ish të dashurin e saj Butrint Imerin ishin të shumta, e që nuk munguan as reagimet e këtij të fundit.

Mirëpo, ajo që ka marrë vëmendjen së fundi për Kiarën u aludua se ajo ishte në një “romancë” me Mozzik dhe shkak u bënë disa foto dhe veshjet e njëjta.

Më parë, Mozzik publikoi një foto me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil.

Më pas kishte publikuar Kiara foto para pasqyrës me të njëjtin fustan dhe menjëherë ndjekësit dyshuan se ata ishin bashkë.

Ndërkaq, Mozzik kishte publikuar edhe një foto ku shfaqet me xhupin e gjelbër, të cilën e ka veshur edhe Kiara brenda shtëpisë së BBVA.