Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është në kërkim të një skuadre të re, pas vendimit për t’u larguar nga Arsenali.
Sipas raportimeve në mediat e huaja, futbollisti shqiptar ka marrë një ofertë nga gjiganti i Bundesligas, Bayern Munich, shkruan Lajmi.net
Në fakt, një kalim i mundshëm i Xhakës te ekipi i Bayer Leverkusen duket i sigurt, por kjo skuadër kohëve të fundit po “heshtë” në lidhje me marrëveshjen me lojtarin e Arsenalit.
Sipas portalit 4-4-2.ch, Bayern Munich tashmë i ka bërë ofertë futbollistit, një kontratë tre-vjeçare me mundësi vazhdimi.
Granit Xhaka gjatë këtij sezoni në Premier League me Arsenalin zhvilloi 37 ndeshje, shënoi shtatë gola dhe bëri shtatë asiste.
Vlera e tij momentale sipas sajtit “Transfermarkt” është vetëm 28 milionë euro, aq i kërkon edhe ekipi nga Londra, Arsenal./Lajmi.net/