Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës, për situatën në veri të vendit.
E ashpër ka qenë opozita ndaj kryeministrit Kurti, duke e fajësuar për të gjitha ngjarjet që u shkaktuan nga serbët.
E në lidhje me këtë ka reaguar veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi.
Ai u shpreh se të gjitha akuzat sot qenë kundër kryeministrti e asnjë kundër Vuçiqit dhe bandave.
Janë tërbuar për pushtet, duke i harruar tradhëtitë, tha ndër të tjera ai.
Postimi i plotë
“Sot opozita në parlament, të gjitha shtizat i drejtoi kundër KM të vet, asnjë kundër Vuçiqit & bandave. Janë tërbuar për pushtet, duke i harruar tradhëtitë”, shkroi Bekteshi në postimin në Facebook.