Analisti Shkëlzen Gashi ka publikuar një fragment nga intervista e Adem Demaçit dhënë për TVSh në dhjetor 1996.
Në atë intervistë, sipas Gashit, Demaçi në mes tjerash, kishte thënë se “Amerikën e kemi mik, porse, pse e kemi mik, nuk do të thotë se duhet ta dëgjojmë gjithmonë”.
“Amerika është shtet i lirë dhe nuk na beson se ç’është robëria. Ne duhet të përpiqemi dhe ta bindim Amerikën të heqë dorë prej zgjidhjes që po na e ofron: që të mbesim koloni e Sërbisë”, kishte thënë Demaçi në intervistën e vitit 1996.
Postimi i plotë
Fragment nga intervista e Adem Demaçit dhënë për TVSh në dhjetor 1996:
«Nëse e do lirinë, atëherë, duhet të angazhohesh. Amerikën e kemi mik, porse, pse e kemi mik, nuk do të thotë se duhet ta dëgjojmë gjithmonë. Amerika është shtet i lirë dhe nuk na beson se ç’është robëria. Ne duhet të përpiqemi dhe ta bindim Amerikën të heqë dorë prej zgjidhjes që po na e ofron: që të mbesim koloni e Sërbisë».