Drejtori ekzekutiv i institutit EPIK, Demush Shasha, ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se Kurti e ka fituar betëjn, jo luftën.
“Nëse qëllimi i Kurtit ka qenë të sigurohet se Kushtetuta e Kosovës nuk përdoret si letër toaleti nga Lista Srpska dhe Beogradi, atëherë urime, ka fituar. Nëse qëllimi po ashtu ka qenë që demokracia dhe ndërtesat e komunës të mos kidnapohen nga Lista Srpska dhe Beogradi, përsëri urime, ka fituar.
Por kjo fitore është një lloj fitore e Pirros pasi që ka ardhur me kosto të dëmtimit të aleancës perëndimore. Sidoqoftë, Kurti ka fituar betejën, jo luftën”, shkroi ndër të tjera Shasha.
Postimi i plotë
Nëse qëllimi i Kurtit ka qenë të sigurohet se Kushtetuta e Kosovës nuk përdoret si letër toaleti nga Lista Srpska dhe Beogradi, atëherë urime, ka fituar. Nëse qëllimi po ashtu ka qenë që demokracia dhe ndërtesat e komunës të mos kidnapohen nga Lista Srpska dhe Beogradi, përsëri urime, ka fituar.
Por kjo fitore është një lloj fitore e Pirros pasi që ka ardhur me kosto të dëmtimit të aleancës perëndimore. Sidoqoftë, Kurti ka fituar betejën, jo luftën. Lista Srpska dhe Beogradi do të vazhdojnë të ushtrojnë pushtet real në veri. Dhe këtë realitet nuk mund të ndryshojmë kurrë pa një koordinim të afërt me aleatët tonë. Këtë e pamë këtë javë kur pushteti real i banditëve kriminal të Serbisë u thye, ndonëse përkohësisht, fal pushkave të KFOR-it.
Tani e gjithë kjo është histori. Sa më shpejt duhet të mbahen zgjedhjet dhe sa më shpejt duhet të kthehet vëmendja tek zbatimi i marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve. Problemi i veriut nuk zgjidhet me administrimin e ndërtesave të komunave, por me proces serioz negociator në Bruksel dhe Washington.