Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pas debatit parlamentar të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, ku vëmendje morën ‘përplasjet’ e opozitës me kryeministrin Albin Kurti.
Gashi përmes një postimi në Facebook, vlerësoi se Kurti po i ‘poshtëron’ liderët opozitarë në paraqitjet e tij.
Madje, ai krahas fotos së publikuar të Kurtit, ironizoi duke thënë se “kam dilema se a duhet me i shpërfytyru kështu, sepse gjynah, janë fort të padijshëm…”
Postimi i plotë
Shumë po i poshtëron. po i pshurrë. i pamëshirshëm. e di që e meritojnë, por nganjëherë kam dilema se a duhet me i shpërfytyru kështu, sepse gjynah, janë fort të padijshëm…