Ronaldo, Messit dhe Benzemasë në Arabi: Bujrëm!

Cristiano Ronaldo është shprehur i hapur që lojtarë të mëdhenj si Lionel Messi dhe Karim Benzema ta ndjekin shembullin e tij dhe të transferohen te klubet e Arabisë Saudite.

Pesë herë Topi i Artë që erdhi te Al-Nassri në janar, përflitej për një largim gjatë kësaj vere, por ai i hodhi poshtë këto spekulime në intervistën e dhënë së fundmi për Saudi Pro League.

“Ata janë të mirëseardhur…liga do të përmirësohet, dhe së fundi ka lojtarë të mrekullueshëm të huaj dhe arabë”, ka thënë Ronaldoja.