Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, ka bërë një deklaratë, në të cilën “ka prezantuar një analizë” të kësaj situate nga perspektiva e Federatës Ruse, e cila ka hyrë në muajin e 16-të që nga agresioni i saj në Ukrainë.
Për krizën e krijuar në veri, ajo ka drejtuar gishtin drejt NATO-s, të cilën e konsideron “si më përgjegjësen” për atë që ndodhi. Ai e akuzon këtë Aleancë për “qëndrim selektiv”, si në lidhje me krizën në zhvillim, ashtu edhe në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Rritja e tensionit në “Krahinën Autonome të Kosovës vazhdon”. Trazirat që shpërthyen kohët e fundit në rajonet veriore të “krahinës” të banuara me serbë kanë arritur një kufi kritik të rrezikshëm”, ka pretenduar ajo, duke e bërë të qartë përkrahjen e pa rezervë të Rusisë për çfarëdo përpjekje të Vuçiqit që ta destabilizojë Kosovën.
Zakharova ka pretenduar se kjo krizë, e cila, sipas saj, mund të zgjidhej me një zgjidhje paqësore dhe kompromisi, “u tregua shumë e vështirë për paqeruajtësit e forcave të NATO-s në Kosovë”.
“Ata jo vetëm që treguan mungesë profesionalizmi, por edhe u bënë burim dhune e panevojshme dhe faktor tensioni”, ka thënë ajo.
Ai gjithashtu i akuzon ata se NATO ka përkrahur “aspiratat ksenofobike të Prishtinës”.
“Si rrjedhojë, ata që janë të detyruar të mbrojnë shumicën vendase serbe nga abuzimet e kosovarëve, kanë kaluar në anën e aspiratave ksenofobike të Prishtinës dhe u bënë bashkëpunëtorë të vërtetë të terrorit, si roje personale të mashtruesve të shqiptarëve të Kosovës, të cilët u vetë deklaruan si autoritete dhe të cilët u vendosën në ndërtesa administrative”, ka pretenduar Zakharova.
Ajo gjithashtu e akuzon Perëndimi për “qëndrim selektiv” ndaj dispozitave të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ajo ka pretenduar se kjo qasje ka çuar në një “keqkuptim të thellë të funksioneve të KFOR-it brenda NATO-s”, si dhe se është “prezenca e vetme ushtarake në krahinë” sipas kësaj rezolute.