Eprori i ushtarëve amerikanë të cilët janë të vendosur pranë ndërtesës së Komunës së Zveçanit, ka kërkuar nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, që të premtojë se nuk do të përsëritet situata e të hënës.
Sipas tij, të hënën, ushtarët e KFOR-it kanë larguar plumba nga jelekët të cilët janë shkrepur nga armët, shkruan KlanKosova
Gazetari Haris Ademi i cili po raporton nga vendi i ngjarjes, ka thënë se ushtari amerikan i ka thënë Rakiqit që nëse ato grupe të dhunshme janë palë të treta, ato nuk duhet të lejohen që të bashkohen me protestuesit.