Kurti ka biseduar me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jonathan Finer, e ku temë e diskutimit ishte që t’i jepet fund tensioneve me zgjedhje të reja në katër komunat veriore, shkruan Gazeta Metro.
Kurti sot ka marr disa thirrje nga SHBA’të, ndërsa në qendër të diskutimit ka qenë de-eskalimi i veriut.
Por sipas tij për të shkuar të zgjedhjet e reja në katër komunat në veri, se pari duhet të largohen turmat e dhunshme të sponsorizuara sipas tij nga Beogradi.
“I lumtur që bisedova me me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunoj me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet, Kjo kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurimit deri në zgjedhjet e reja në ato komuna.”, ka njoftuar Kurti.