Pamjet e një grupi të rinjsh që po enden nëpër veri me bIuza të grupit famëkeq ‘Wagner

Gjatë ditës së djeshme, disa të rinj mbanin bluza të grupit famëkeq Wagner.

Ata endeshin nëpër veri krahas turmës së proteuseve.

VIDEO KËTU:

Nuk dihet nëse ata vërtetë janë pjesë e këtij grupi, apo motivet po i mbanin me qëllim në veshjet e tyre për të shkaktuar amulli tek të gjithë.

Disa pamje të siguruara nga televizioni T7, tregojnë lëvizjet e këtyre të rinjve të cilët mbi bluzat e tyre kanë të shtypura shenjat e “Wagner

Megjithatë dyshimet se grupi Wagner ndodhet në veri tash e një kohë janë ngritur para disa muajsh.

Edhe në shkurt të këtij viti, kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se, përreth Kosovës, ekzistojnë 48 baza operative, disa prej tyre ushtarë të grupit Wagner të Rusisë, e të tjera të “Ujqërve të Natës”.

“Serbia është bërë më agresive ndaj Kosovës pas pushtimit rus [në Ukrainë]. 48 baza operative janë përreth Kosovës, prej tyre 28 baza ushtarake e 20 xhandarmëri, ku janë parë mercenarë të Ëagnerit dhe Ujqërit e Natës”, deklaroi Kurti në intervistë për “France 24”.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

FOTOJA është ilustruese…