Presidenti Bajram Begaj ka pritur këtë të enjte homologen hungareze, ku pjesë e diksutimeve dypalëshe ishin tensionet në Kosovë. Katalin Novak ka deklaraur që përvecse Kosovës, vëmendje e shtuar duhut treguar edhe në Bosnjë Hercegovinë, si vende që mund ta kërcënojnë sigurinë në rajon dhe Europë.
Presidentja e Hungarisë Katalin Novak, kërkon që vëmendja të mos përqendrohet vetëm tek lufta në Ukrainë, por edhe tek Ballkanit Perëndimor.
Ajo deklaron se përvecse Kosovës, vëmendje e shtuar duhut treguar edhe në Bosnjë Hercegovinë, pasi mund të kërcënojnë sigurinë në rajon dhe Europë.
“Ballkani Perëndimor është një rajon ku shumë shpejt mund të përshkallëzohet situata si në Bosnje si në Kosovë. Nëse e lejojmë këtë ne und të jemi në një konflikt shtarak,” tha ai.
Këtë deklaratë, e para e shtetit të Hungarisë e dha në pritjen që iu bë nga presidenti Bajram Begaj në Tiranë. Ky i fundit, ndërsa vlerësoi gadishmërinë e NATO-s dhe truapve të KFOR-it, kërkoi që Kosova dhe Serbia të veprojnë me maturi.
“Në këtë moment nevojitet shtensionim i situatës, të tregohet maturi dhe durim dhe ti shërbet zgjidhjes së problemit e të jetë busulla e orientimit të dy vendeve për arritjen e marrëveshjes së dakordësuar,” tha ai.
Tema të tjera që u diskutuan në takim ishte integrimi euroatlantik, bashkëpunimi ekonomik apo emigrimi illegal. Presidentja hungareze nuk nguroi të tregonte mbështejten për shqipërinë në integrimin në BE, teksa tha se vendi ynë është në rrugën e duhur.