Kafshët janë vërtet miqtë më të mirë të shumë prej nesh, dhe shumë pronarë e dinë më së miri këtë. Madje, disa prej tyre preferojnë që më mirë do të kalojnë kohë me kafshët e tyre sesa me dikë tjetër. Casper dhe Teddy janë thjesht një dyshe e tillë, të pandashëm.
Teddy është macja persiane portokalli e Casper-it, e cila do që të qëndrojë pranë pronarit të tij. Videoja në të cilën Teddy tenton që ta përqafojë Casperin teksa po punon është bërë virale në rrjet. Ndërsa Casper po punonte në kopësht, Teddy u afrua dhe filloi ta “shtynte” me putrën e tij.
Pronari e përkëdheli disa herë por macja nuk u dorëzua dhe Casper iu desh ta merrte në krahë dhe ta përqafonte