Pas dënimeve të ashpra nga ambasadori Hovenier, Sekretari Blinken, senatorët Shaheen e Rickett, kryeministrit Kurti i erdhi një farë ‘lehtësimi’ nga Amerika.
Postimi i tij në Twitter u shpërnda nga ana e gruas së ambasadorit Philip Kosnett.
Në atë postim të bërë më 27 maj 2023, Kurti thoshte kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore me shumicë serbe kishin të drejtë të futeshin në zyre pa kërcënime e intimidime.
“Është po ashtu e drejta e qytetarëve që të shërbehen nga këta zyrtarë të zgjedhur. Pjesëmarrja – jo pengesat e dhunshme – janë mënyra e duhur për t’i shprehur pikëpamjet politike në demokraci.” – kishte thënë z. Kurti.
Alison Kosnett, gruaja e ambasadorit Philip Kosnett e ka shpërndarë këtë cicërimë, që besohet se ishte përgjgigje ndaj qëndrimit amerikan ku dënohej brutalisht veprimi i tij.
Kurti mbështetje ka marrë edhe nga kongresmeni Ritchie Torres.