Balerini Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini ecën drejt altarit ditën e shtunë ku kurorëzuan dashurinë e tyre prej 20 vitesh në martesë.
Në rrjetet sociale janë publikuar shumë momente nga dasma e veçantë e çiftit. Të ftuarit dhe familjarët e tyre kanë kërcyer e kënduar pafund me njëri-tjetrin.
Një moment tepër i veçantë ishte kur Emanuela dhe vajza e tyre Emily këndojnë dhe kërcejnë me një super atmosferë këngën “Kuq e ZI”.
Videon e ka publikuar këngëtarja e njohur Rovena Dilo e cila ishte pjesë e dasmës së balerinit.