Në komunën e Zveçanit ku po zhvillohet protestë nga ana e serbëve, situata po vazhdon të jetë e qetë.
Ekipi i Insajderit i cili po qëndron në këtë komunë raporton se një serb ka provokuar ushtarët e KFOR’it.
Në fotografi personi në fjalë shihet teksa e mbanë një flamur të Serbisë, ndërsa në kokë ka të vendosur një kapele me simbole çetnike.
“Pse e këni mbyllur rrugën”, ka qenë pyetja nga ai drejtuar ushtarëve të KFOR’it duke bërtitur. Këta të fundit nuk kanë reaguar.