“Kosova nuk është vetëm”, një grup hakerësh suImojnë faqen e ushtrisë së Serbisë

Një grup anonim i hakerëve kanë sulmuar uebfaqen e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë dhe atë të Forcave të Armatosura të saj.

Në një e-mail që ka siguruar Gazeta Insajderi nga ky grup hakerësh, thuhet se si shenjë solidariteti me Kosovën, kanë filluar sulmet DDoS ndaj uebfaqeve të institucioneve të sigurisë së Serbisë.

“Në shenjë solidariteti me Kosovën, nga sot fillojmë sulmet DDoS ndaj faqes së internetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë dhe faqes së Ushtrisë Serbe”, thotë grupi anonim.

Uebfaqet e të dy institucioneve serbe kanë rënë dhe nuk kanë qasje.